"Patriotë me bateria" - PSD-ja i reagon Glauk Konjufcuës pasi përzuri Listën Serbe nga Kuvendi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Patriotë me bateria” – PSD-ja i reagon Glauk Konjufcuës pasi përzuri Listën Serbe nga Kuvendi

    Insajderi
    05 December 2024 - 18:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Social Demokrate i ka reaguar partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, mbi situatën e sotme të krijuar në Kuvend me rastin e pengimeve të punimeve nga Lista Serbe, më konkretisht nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

    Sipas PSD, konflikti me Listen Serbe në Kuvend, ishte inskenim i dobët i Vetëvendosjes.

    ”Serbia e zgjedhjeve është Serbia e Vetëvendosjes. Serbia është aset për projektet e munguara. Serbia është mjet për të shpallur armiq poshtë e lart”.

    Konflikti me Listen Serbe sot ishte një inskenim i dobët. Ndërkohë që s’kanë përgjigje për teatrin në grevë, kanë zgjedhur t’bëjnë shfaqje e filma vet. Konjufca e bëri sot një simulim elektoral. Ka 18 muaj që deputetët e Listës Serbe nuk janë Kuvend. Ata thjesht janë nënshkruar çdo 6 muaj për t’i marrë pagat. Por Glauku na u paska aktivizu vetëm sot, 2 muaj para zgjedhjeve“.

    “Patriot me bateria”, – kjo është shprehja popullore për atë që me fjalë hiqet si trim me fletë. Patriotizmi elektoral është patriotizëm me bateria”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark