"Paturpësia e tij merr një dimension të ri" - Deputeti i VV’së fajson Përparim Ramën për lloçin në stadium - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Paturpësia e tij merr një dimension të ri” – Deputeti i VV’së fajson Përparim Ramën për lloçin në stadium

    Insajderi
    13 November 2023 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se përgjegjësia për stadiumin “Fadil Vokrri” është e Komunës së Prishtinës.

    Në ndeshjen e Kosovës kundër izraelit në futboll është vënë kritikuar cilësia e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, që ishte e mbuluar me baltë.

    Por Komuna e Prishtinës ka thënë se mirëmbajtja e saj është përgjegjësi e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

    Kështu, deputeti i VV-së thotë se Prishtina e ka një kryetar “joserioz”, duke e kritikuar edhe për çështjen e stadiumit.

    ”Prishtina sot ka një kryetar joserioz dhe të paaftë. Dy vitet e tij në krye të komunës mund të përmbledhen në një fjali: përvetëso punën e të tjerëve dhe fajëso të tjerët për dështimet e tua. Me akuzën e sotme ndaj FFK-së paturpësia e tij merr një dimension të ri. Por, shënon edhe fillimin e fundit të tij”.

    “Politika sharllatane prodhon pasoja për qytetarët. Tipar dallues i sharllatanëve është se hyjnë furishëm në politikë, por me të njëjtën shpejtësi edhe dalin. Drita e reflektorëve dhe filterat e kamerës nuk mjaftojnë. Realiteti virtual me efekte speciale nuk prodhon zgjidhje për problemet e përditshme të qytetarëve, nga bërllogu te qentë endacakë, trafiku dhe plot të tjera”, ka thën Abrashi duke kritikuar kështu Përparim Ramën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark