×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pavarësi dhe autonomi institucionale”- reagon BE’ja pas dorëheqjes së Ahmetxhekajt nga pozita e drejtorit të RTK’së

    Insajderi
    07 July 2024 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, ka reaguar pas dorëheqjes së Shkumbin Ahmetxhkajt nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës.

    Szunyog, me anë të një postimi në platformën ‘X’, ka thënë se pret që RTK-ja të gëzojë autonomi dhe pavarësi institucionale, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Lexova lajmin për dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmet Gjekaj. Kësisoj, dua të theksoj rëndësinë e transmetuesit publik që gëzon autonomi institucionale dhe pavarësi institucionale”, deklaroi ai.

    “Gjithashtu dua t’i shpreh mirënjohjen Shkumbin Ahmetxhekajt për përpjekjet e tij në përmirësimin financiar të menaxhmentit të RTK-së”, shtoi tutje Szunyog.

    Shefi i Zyres së BE’së në Kosovë ka thënë se ky institucion pret që emërimi i drejtorit të ri të bëhet përmes një procesi meritor. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark