Pavarësi e Pavarësim, ja sa emra iu vendosën vajzave dhe djemve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pavarësi e Pavarësim, ja sa emra iu vendosën vajzave dhe djemve

    Insajderi
    17 February 2025 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, konsiderohet një ndër datat më të rëndësishme të historisë së deritashme të Kosovës. Pas kësaj date, qytetarët kanë zgjedhur të pasqyrojnë frymën e këtij momenti historik edhe përmes emrave. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 15 vajza në vendin tonë kanë emrin Pavarësia, derisa me emrin Pavarësim janë 24 djem në Kosovë.

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rajonet e Prishtinës dhe Ferizajt janë ato ku emri “Pavarësia” ka marrë më shumë popullaritet, kurse “Pavarësim” është më i pranishëm në rajonin e Prizrenit dhe Ferizajt. Ky fenomen tregon se qytetarët, në mënyrë simbolike, lidhin identitetin e tyre me këtë periudhë të rëndësishme për vendin, duke shfaqur krenari dhe respekt për pavarësinë e fituar të Kosovës.

    Më 17 shkurt, Kuvendi i Kosovës u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme dhe në orën 15:45 minuta ai e shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi./kp


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark