Pavarësisht dëshirës për të qëndruar, Bayern ia tregon derën yllit të ekipit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Pavarësisht dëshirës për të qëndruar, Bayern ia tregon derën yllit të ekipit

    Insajderi
    11 October 2025 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka, pritet të jetë një nga lojtarët që do të largohet nga “Allianz Arena” verën e ardhshme.

    Sipas raportimeve të BILD, ylli gjerman, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni, dëshiron të vazhdojë aventurën e tij me bavarezët. Megjithatë, ai duket se nuk bën më pjesë në planet afatgjata të klubit, që synon të ndërtojë të ardhmen rreth mesfushorëve të rinj si Tom Bischof.

    30-vjeçari ka qenë pjesë kyçe e ekipit që nga viti 2018, por koha e tij te skuadra gjermane duket se po i afrohet fundit.

     Leon Goretzka

    Drejtuesit e Bayernit e shohin si të zëvendësueshëm, ndërsa klubi mund të përjetojë një “pastrim të madh” verën e ardhshme.

    Përveç Goretzkas edhe Serge Gnabry, Dayot Upamecano, Kim Min-jae dhe Raphael Guerreiro mund të jenë në listën e largimeve.

    Ndërkohë, me largimin e këtyre emrave – Bayerni pritet t’i bëjë disa transferime për ta përforcuar edhe më shumë skuadrën aktuale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark