Pavarësisht problemeve me privatsinë, Facebook vazhdon të rritet - Insajderi
×
Teknologji

Pavarësisht problemeve me privatsinë, Facebook vazhdon të rritet

Insajderi
31 January 2019 - 09:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përdoruesit e Facebook kanë vazhduar të rriten përkundër një sërë skandalesh për privatësinë e të dhënave dhe kritikave mbi përpjekjet e kësaj kompanie për të frenuar përmbajtjen toksike.

Gjigandi i mediave sociale tha se numri i njerëzve që qasen në faqen e tyre të paktën një herë në muaj u rritën për 9% vitin e kaluar në 2.32 miliardë njerëz.

Frika se skandalet e kompanisë mund të largojnë reklamuesit gjithashtu u treguan të pabazuara me të ardhurat vjetore deri në 30% në vitin e kaluar.

Rritja erdhi pavarësisht nga fushatat që nxisnin njerëzit të shmangnin gjigantin e teknologjisë.

Themeluesi Mark Zuckerberg tha se ka “ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si e drejtojmë kompaninë për t’u përqëndruar në çështjet më të mëdha shoqërore”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark