Dy shqiptarë dolën para Gjykatës së Qarkut Wil si “njerëz terreni” të një bande shqiptare të drogës dhe u dënuan me burgim dhe dëbim nga vendi. Megjithatë, sanksionet ishin më të buta sesa kërkoi prokuroria.
Dy 23-vjeçarët kishin udhëtuar për në Zvicër në nëntor të vitit 2023, në një distancë kohore prej 24 ditësh mes njëri-tjetrit.
“Doja të punoja këtu, por shpejt kuptova se kjo nuk ishte e mundur pa dokumente të vlefshme” është shprehur njëri prej tyre të mërkurën përpara Gjykatës së Qarkut të Wil-it, në Flawil. Tjetri qëndroi kryesisht i heshtur, por mohoi se i përkiste një rrjeti shqiptar të drogës.
Të rinjtë ishin takuar bashkë në komunën e Zuzwil-it, ku ata ndanin një dhomë në emër të një organizate shqiptare të trafikut të drogës, shkruan Solothurner Zeitung. Që andej edhe ata u përpoqën me biznesin e tyre, ndonëse jo me shumë sukses. Njëri prej tyre u arrestua nga policia gjatë pazarit të dytë të paligjshëm të drogës, në Flawil. Kur personi tjetër u paralajmërua më pas nga organizata dhe u ngarkua të zhdukte drogën, “kurthi” u hap: ai u kap pikërisht kur ishte gati të largohej nga shtëpia e tyre me një çantë shpine plot kokainë dhe heroinë.
Mbrojtja argumentoi se dyshja ka vepruar me iniciativën e tyre dhe filluan të tregtojnë në mënyrë të ngathët drogë pasi kuptuan se nuk mund të gjenin punë të rregullt në këtë vend. Gjyqtari nuk e besoi këtë. Përkundrazi, krimi i lidhur me bandat kundër ligjit për narkotikët, i cili rrezikon shëndetin e shumë njerëzve, ishte sigurisht ekzistues, sepse “të dy ishin të pranishëm si autorë ndërsa në sfond një bandë vëzhgonte operacionin dhe paralajmëroi njërin prej tyre kur u kap tjetri”, argumentoi gjyqtari.
Më parë, i pandehuri, i cili u kap duke tentuar të shiste në Flawil, kishte marrë të gjithë fajin. Ai shpjegoi se jetonte me një koleg dhe i jepte herë pas here nga pak kokainë.
Megjithatë, ai nuk ishte i përfshirë në porcione dhe sigurisht as në shitjen e drogës.
Por problemi ishte fakti se gjurmët e ADN-së të gjetura vërtetonin të kundërtën. “ADN-ja u gjet jo vetëm në qeset plastike të destinuara për asgjësim, por edhe brenda pjesës për mbyllje të qeseve”, tha gjyqtari. Dhe kjo e fundit në veçanti sugjeron që të dy ishin të përfshirë në sigurimin e drogës. Aq më tepër që ADN-ja e personit që dyshohet se nuk ishte i përfshirë u gjet në enët (sitë, hinkë, etj) që përdoren për ndarje dhe mbushje.
Në fund, dy shqiptarët, të cilët ende nuk kanë precedentë penalë në Zvicër, u dënuan me 18 gjegjüesisht 20 muaj burgim dhe dy vjet me kusht, për krimin e bandës kundër ligjit për narkotikët dhe hyrjen si dhe banimin e paligjshëm në Zvicër. Gjykata në thelb ndoqi akuzën.
Megjithatë, duke qenë se njëri nga dy të akuzuarit nuk ishte vërtetuar pa dyshim për fakte individuale që dolën nga qëndrimi i mëparshëm në Zvicër, u shpallën të pafajshëm për disa pika, të cilat rezultuan në uljen e dënimit me burg me kusht nga 32 në 20 muaj. Ai gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 300 frangash ose të kryejë një dënim zëvendësues (në vend të pahesës së gjobës) me burg prej tre ditësh.
Të dy u dënuan po ashtu me dëbim prej pesë vitesh nga Zvicra, i cili do të shpallet në sistemin e informacionit të Shengenit; Në këtë pikë, prokuroria kishte kërkuar dëbime nga vendi për shtatë gjegjësisht tetë vjet, transmeton albinfo.ch.
Të rinjtë duhet të paguajnë edhe shpenzimet procedurale prej 10.487 frangash respektivisht 11.226 frangash. Gjykata urdhëroi që të dy të mbahen në paraburgim deri sa të deportohen në vendin e tyre. Deportimi duhet të bëhet më së voni brenda një muaji.