PD dënon ashpër sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PD dënon ashpër sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës

    Insajderi
    05 August 2016 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e së premtes, thuajse 24 orë pas ngjarjes së shënuar në Prishtinë, ka reaguar edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila ka dënuar ashpërsisht sulmin me armë ndaj Kuvendit të Kosovës, shktuan Top Channel, transmeton Insajderi.

    Sipas asaj që thuhet në reagimin e PD-së, “akte të tilla të papranueshme dëmtojnë interesat e Kosovës dhe interesat kombëtare, duke çuar ujë në mullinjtë e kundërshtarëve të integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës”.

    Partia Demokratike thekson më tej se qëndron me vendosmëri në krah të qytetarëve dhe autoriteteve të Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark