Kur kanë kaluar dy javë nga zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dosjen ankimore.
PD-ja kërkoi shpalljen e pavlefshëm të rezultateve në 9 qarqe dhe përsëritjen e zgjedhjeve në këto zona.
Të vetmet qarqe ku PD nuk pretendon se ka pasur parregullsi janë Shkodra, Lezha dhe Dibra, të cilat i ka fituar.
Ndërkohë, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar sot ankesë duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. /ABCNews