Dega e Tretë e Partisë së Drejtësie në Prishtinë ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të dekorojë sheshet kryesore në Prishtinë për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe për festën e Bajramit.
“Dega e tretë e PD-së për Prishtinën, kërkon nga Kryetari z. Shpend Ahmeti, që edhe për muajin Ramazan apo edhe Festën e Bajramit, në mënyrë simbolike ta stolisë qytetin, apo edhe organizimin e ndonjë aktiviteti tjetër në kryeqytet, si ndonjë iftar apo vendosjen e bilbordave dhe shpërndarjen e ndihmave për familjet skamnore”, thuhet në një letër të hapur të kësaj dege.
“PD konsideron se organizimet e tilla nga Komuna e Prishtinës, do të përçojnë mesazh të fuqishëm në investimin e qëndrueshmërisë së tolerancës ndërfetare. Ne si Parti e Drejtësisë presim një hap pozitiv nga Kryetari i Komunë së Prishtinë z. Shpend Ahmeti që të paktën të ofron drejtësi përball komuniteteve fetare në kryeqytet,” thuhet në letrën e PD-së./Insajderi.com