PD: Sulmet në Stamboll gjatë Ramazanit, sulm ndaj gjithë myslimanëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PD: Sulmet në Stamboll gjatë Ramazanit, sulm ndaj gjithë myslimanëve

    Insajderi
    07 June 2016 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia e Drejtësisë ka dënuar sulmin terrorist në Stamboll ku humbën jetën së paku 11 persona dhe shumë të tjerë u lënduan.

    PD thotë se është tronditur nga lajmi për këtë ngjarje.

    “PD, në këto çaste të rënda për mbarë popullin e Turqisë, është pranë tyre, duke u solidarizuar me familjet të viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpejtë”, thuhet në një komunikatë për media të dërguar nga kjo parti.

    “Lutemi që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, veçanërisht në muaj të veçantë për besimtaret myslimanë, atë të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark