PDK abstenon në votimin për certifikimin e Listës Serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK abstenon në votimin për certifikimin e Listës Serbe

    Insajderi
    21 August 2025 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka njoftuar se kjo parti ka abstenuar në votimin për certifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të tetorit.

    Ai tha se kjo çështje përsëritet në çdo palë zgjedhje dhe se PDK kërkon informata zyrtare nga institucionet e sigurisë para se të marrë një qëndrim përfundimtar.

    “Sa herë të vjen koha e zgjedhjeve kjo është një prej temave që na përsëritet, qoftë edhe në zgjedhjet parlamentare. Lista Serbe dhe certifikimi i Listës Serbe. Unë këto informata kisha pas dëshirë që me i pranu në formë zyrtare institucionale, dhe jo me u mundu me i lexu tash. Si përfaqësues i PDK abstenojmë nga votimi për certifikimin e Listës Serbe me këta kandidatë, duke marrë parasysh këto informata por edhe gjithë ato diskutime që janë bë tash e sa kohe”, deklaroi ai.

    Elshani theksoi se rruga e trajtimit të këtij subjekti politik duhet të jetë “krejtësisht institucionale”.

    “Pra nuk jemi për certifikimin por abstenojmë nga votimi, derisa nuk kemi veprime nga institucionet tjera të sigurisë që na tregojnë qartë rrugën që duhet të ndiqet për këtë subjekt politik. Po e them është një temë që përsëritet tash e sa kohë. Konsiderojmë që rruga duhet të jetë krejtësisht dhe tërësisht institucionale’’, ka thënë ai mes tjerash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark