PDK arsyeton pse duhet të shpërndahet Kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK arsyeton pse duhet të shpërndahet Kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje

    Insajderi
    20 May 2024 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Avdullahu i ftuar në “Info Plus” të RTK-së ka folur për kërkesën e kësaj partie rreth shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, shkuarjen në zgjedhje të parakohshme dhe zhvillimet aktuale politike në vend.

    Sipas Avdullahut, kjo parti është duke u koordinuar edhe me partitë tjera opozitare që të votojnë pro shpërbërjes së kuvendit dhe se, siç shprehet ai, sa më parë që bëhet kjo kërkesë aq më mirë do të jetë për vendin.

    “Ne se parti mendojmë parimisht dhe kjo nuk është risi, e kemi thënë edhe herëve të tjera që sa më parë që shkojmë në zgjedhje, aq më mirë. Pra është kaq e thjeshtë. Ne si opozitë e përcjellim se ku po gabon kjo qeveri dhe ka kohë që na ka bindur jo vetëm neve por edhe qytetarëve se vazhdimi i kësaj partie (Vetëvendosje) apo qeverie në pushtet është e dëmshme për popullin e Kosovës dhe për vet Kosovën. Pra sa më gjatë në qeveri është në dëm të Kosovës”, tha Avdullahu.

    Ai tha në bashkëpunim me partitë të tjera janë duke u munduar që t’ia ndalin mandatin kësaj qeverie sepse sipas tij, është duke u punuar keq dhe në dëm të vendit e qytetareve.

    Avdullahu i ka renditur një varg çështjesh që sipas tij, i ka sjell kjo qeveri.

    “E kanë prishë Kosovën me Bashkësinë Ndërkombëtare. Sanksionet i solli kjo qeveri, na ka sjell në tavolinë Asociacionin i cili nuk është i njëjtë me atë të 2013 është krejt tjetër dhe PDK nuk e pranon ashtu si të tillë, nuk e voton këtë Asociacion sepse është autonomi brenda Kosovës, pra është pushtet i tretë”, ka thënë Avdullahu.

    Ai ka thënë se me ardhjen në pushtet të PDK-së do ta rishqyrtojnë këtë asociacion apo Draft-Statut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark