Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ftuar qytetarët, anëtarët dhe aktivistët e partisë që të bashkohen në prezantimin e hapjes zyrtare të fushatës, më 11 janar në ora 16:30.
Krasniqi ka bërë të ditur se hapja do të bëhet në sallën 1 Tetori në Prishtinë, ku do të prezantohet edhe ekipi i kandidatëve për deputetë.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Të nderuar anëtarë dhe aktivistë,
Këtë të shtunë, më 11 janar, në ora 16:30, ju ftojmë të bashkoheni me ne në sallën 1 Tetori në Prishtinë, për hapjen zyrtare të fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës.
Në këtë ngjarje të veçantë, do të prezantojmë edhe ekipin tonë të mrekullueshëm të kandidatëve për deputetë, që janë gati të punojnë për ju dhe vendin tonë.
Së bashku, me besimin dhe mbështetjen tuaj, me kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamza, jemi gati të dëshmojmë se Kosova mundet ma mirë.
Ju mirëpresim!