PDK dënon djegien e veturës së Grabovcit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK dënon djegien e veturës së Grabovcit

    Insajderi
    01 March 2016 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tentimi i djegies së veturës private të deputetit dhe shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, z. Adem Grabovci është një veprim kriminal, që në vazhdën e sulmeve të ngjashme që po ndodhin ndaj zyrtarëve të shtetit të Kosovës, kanë për synim të krijojnë klimën e frikës dhe pasigurisë në shoqërinë kosovare.

    Partia Demokratike e Kosovës konsideron se veprimet e tilla, qartësisht anarkiste dhe antidemokratike, janë duke cenuar vlerat themelore mbi të cilat bazohet shteti ynë, sikurse është sundimi i ligjit dhe vlerat morale mbi të cilat është e bazuar vetë shoqëria jonë të tilla si paprekshmëria e familjes dhe pronës private.

    Duke cenuar këto vlera morale, ideatorët e këtyre veprimeve po synojnë të bartin konfliktin politik nga institucionet në jetën familjare dhe qytetare.

    Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga mekanizmat institucionalë të sigurisë që t’i zbardhin, sa më parë që është e mundur, autorët e këtyre veprimeve dhe t’i vënë ata para drejtësisë.

    Partia Demokratike e Kosovës falënderon qytetarët e Republikës së Kosovës për dinjitetin dhe pjekurinë politike të treguar në vazhdimësi në raport me situatën aktuale politike në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark