×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK dërgon në Kushtetuese Ligji për Zyrtarët Publikë

    Insajderi
    07 November 2024 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, njoftoi sot se Ligji për Zyrtarët Publikë, i miratuar së fundmi nga Kuvendi, është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, shkruan Insajderi.

    Sipas Tahirit, ky hap vjen si një masë për të parandaluar politizimin e administratës publike dhe për të mbrojtur meritokracinë dhe pavarësinë e saj.

    “Ashtu siç kemi paralajmëruar muaj më parë, sot e dërguam në Gjykatën Kushtetuese ligjin që shumica parlamentare e miratoi javën e kaluar dhe me të cilin ndryshohet dhe plotësohet Ligji në fuqi për Zyrtarët Publikë,” deklaroi Tahiri, duke theksuar shqetësimet e partisë për ndikimin politik mbi administratën.

    Tahiri kujtoi aktgjykimin e verës së vitit 2023, kur Gjykata Kushtetuese konfirmoi “në tërësi pretendimet” e PDK-së, duke i kërkuar Kuvendit që të adresojë shkeljet brenda gjashtë muajve.

    Ai kritikoi vonesën e Kuvendit për përgatitjen e ligjit të ri dhe tha se jo vetëm që nuk i kanë përmbushur kërkesat e Kushtetueses, por edhe i kanë përsëritur shkeljet.

    “Sot, rreth një vit e gjysmë pas, jo vetëm që dështuan ta përgatisin më kohë ligjin e ri, por akoma më keq, i përsëritën një pjesë të shkeljeve në të njëjtën mënyrë,” tha Tahiri, duke shtuar se ky veprim i fundit është dëshmi e angazhimit të PDK-së për të mbrojtur rendin kushtetues.

    Sipas tij, ky ligj përbën “një investim afatgjatë të shtetit dhe i partnerëve tanë”, dhe Tahiri ritheksoi përkushtimin e partisë për të parandaluar çdo “presion apo agjendë politike” mbi administratën publike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark