×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK dhe AAK thërrasin konferencë për media

    Insajderi
    01 August 2024 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarët e Grupeve parlamentare të PDK-së dhe AAK-së pritet që nesër të dalin në konferencë për media.

    Sipas njoftimive Abelard Tahiri pritet që të dal në konferencë në ora 13:00 ndërsa Besnik Tahiri nga AAK-ja pritet të ndal në ora 14:30.

    Bëhet e ditur se konferencat do të mbahen në hollin e Kuvendit të Kosovës.

    Sot Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtij sesioni pranveror ka mbajtur gjithsej 22 seanca, gjatë të cilave ka miratuar 36 ligje, përfshirë këtu marrëveshjet ndërkombëtare.

    Më tutje është bërë e ditur se Kuvendi ka adresuar 110 pyetje për anëtarë të kabinetit qeveritar.

    Është bërë e ditur se janë mbajtur gjithashtu 12 mbledhje të Kryesisë, në të cilat janë marrë 138 vendime, janë nxjerrë 17 përfundime dhe janë miratuar tri rregullore të brendshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark