PDK do të protestojë më 14 shtator në Hagë për drejtësi ndaj UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK do të protestojë më 14 shtator në Hagë për drejtësi ndaj UÇK-së

    Insajderi
    09 September 2025 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se të dielën, më 14 shtator, në Hagë do të mbahet një protestë për drejtësi, në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-pjesëtarëve të saj që aktualisht po gjykohen atje.

    Në këtë protestë do të marrin pjesë strukturat e PDK-së në mërgatë, aktivistë, si dhe qytetarë nga diaspora e Kosova. Sipas Krasniqit, ky tubim është një thirrje për të vërtetën dhe për drejtësi të barabartë.

    “UÇK-ja ishte dhe mbetet themeli i lirisë sonë”, u shpreh ai, duke ftuar qytetarët të bashkohen në këtë qëndresë.

    Njoftimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark