
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta bojkotojë seancën e sotme të Kuvendit, ku Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë adresimin e saj vjetor para deputetëve.
Kështu ka mësuar Gazeta Insajderi nga burimet e veta.
Po të njëjtat burime kanë thënë se arsyeja e mos pjesëmarrjes së deputetëve të PDK-së në fjalimin vjetor të presidentes Osmani është se ajo nuk është treguar presidente e unifikimit të institucioneve dhe popullit siç e parasheh Kushtetuta.
Sipas tyre Osmani ka vepruar vetëm sipas interesave të kryeministrit, Albin Kurti.
“…duke heshtur në vazhdimësi ndaj shkeljeve kushtetuese dhe padrejtësive që po u behën qytetareve”, i tha tutje ky burim Insajderit.
Ndërkohë nuk dihet nëse LDK do të marrë ose jo pjesë në këtë seancë.
Presidentja Vjosa Osmani pritet t’u adresohet deputetëve nga ora 11:00.