PDK e gatshme për dialog nëse Presidentja ndërhyn për ta zhbllokuar Kuvendin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK e gatshme për dialog nëse Presidentja ndërhyn për ta zhbllokuar Kuvendin

    Insajderi
    11 May 2025 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se presidentja Vjosa Osmani do të duhej t’i mblidhte përfaqësuesit e partive politike në një tryezë për të gjetur një rrugëdalje nga kriza institucionale.

    Krasniqi tha se “ajo ka mandat legjitim” për ta bërë këtë.

    “Ne s’kemi as kryeministër legjitim, s’kemi as kryetar Kuvendi, e kemi vetëm presidenten që është në mandatin e saj”, tha ai.

    “Në këtë krizë, po besoj që presidentja mund të marrë një rol, të paktën ndoshta për ta organizuar atë tryezë që e kemi hamendësuar edhe ne”, tha Krasniqi.

    Ai tha se “i takon asaj të vendosë kur”.

    “Partia Demokratike e Kosovës, ju e dini që në çfarëdo takimi për zhbllokimin e situatës do të marrë pjesë”, tha Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark