
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas sulmit me koktej Molotovi në zyret e Presidencës së Kosovës.
Sipas PDK-së, sulmet e tilla kriminale që po ndodhin në vazhdimësi, synojnë të krijojnë klimën e frikës dhe pasigurisë në shoqërinë tonë, si rrjedhojë janë të papranueshme dhe të dënueshme.
“Partia Demokratike e Kosovës konsideron se veprimet e tilla, po cenojnë vlerat themelore të shtetit tonë dhe janë qartësisht anarkiste”, thuhet në reagimin e partisë më të madhe në vend.
PDK i bën thirrje organeve kompetente që ky akt të ndricçohet sa më shpejt dhe autorët e kësaj vepre të shëmtuar të vihen para drejtësisë, thuhet në reagim.
Sot në orët e para të mëngjesit, disa persona kanë sulmuar me molotov zyret e Presidencës së Kosovës./Insajderi