PDK: Futja e Policisë në Kuvend nuk u lejua as në momentin më të errët kur LVV hidhte gaz lotsjellës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    PDK: Futja e Policisë në Kuvend nuk u lejua as në momentin më të errët kur LVV hidhte gaz lotsjellës

    Insajderi
    13 July 2023 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës pas përleshjes në Kuvendin e Kosovës ka reaguar duke thënë se dënojn ashpër sulmin e zëvendëskryeministrit Bislimi ndaj deputetëve.

    “Sikur të mos u mjaftonte fyerja që i bënë shtetit të Kosovës, veteranëve të UÇK-së, akterëve politik shqiptarë, popullit të Kosovës, para shërbëtorëve të Radojçiqit, sot, në Kuvendin e Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në vend që të ndihej i turpëruar dhe të jepte llogari për përgjimet, provokoi opozitën duke i hequr fotografinë që ata i vendosën në foltore”, shkruan PDK.

    Sipas PDK-së ishte zëvëndëskryeministri Bislimi i cili i pari e goditi me mjete të forta, shishe, deputetin Mërgim Lushtaku.

    Tutje ata kanë thënë se në momentin kur Kryetari i Kuvendit u desh që të reagojë dhe të mos e lejoj atë që të ndodhë, ai u bëri thirrje Policisë së Kosovës që të ndërhyjnë dhe të arrestojnë deputetët e opozitës.

    Mes tjerash PDK ka thënë se futja e Policisë së Kosovës në Kuvend nuk është lejuar të ndodhë as në momentin më të errët në historinë e Kuvendit të Kosovës, kur Lëvizja Vetëvendosje hidhte gaz lotsjellës dhe rrezikonte jetën e deputetëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark