Opozita është duke tentuar t’i formojë dy Komisione Hetimore.
Njëri ka të bëjë me pagën e Gani Jakupit e tjetri për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se PDK-ja, pret përkrahje edhe nga partitë tjera.
“Vendosem për seancën e radhës të mbahet ditën e enjte. Kemi propozuar themelim e dy Komisioneve Hetimore, njërin që të bëhet hetim në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Për degradimin që është bërë në të, për rastin e Gani Jakupit ku është paguar me një pagë që kalon çdo limit. Kemi informacione që ka angazhim edhe të tjerëve si rastin e Jakupit. Çështje tjetër është edhe Komisioni Hetimor për humbjen e mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ku do të bëjë një hetim parlamentar mbi zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit”, tha ai.