PDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    PDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë

    Insajderi
    09 February 2023 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Pasurinë e Pajustifikueshme.

    Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj, ka thënë se ky Projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën.

    “Partitë opozitare nuk kanë marrë pjesë në grupin punues, me arsye se konsiderojnë se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën. Duke pretenduar të aplikohet konfiskimi përmes procedurës civile, zbatu hetim nga një agjenci jashtë sistemit të drejtësisë do të cenohet në esencë liritë dhe të drejtat e garantuar me kushtetutë”, tha ai.

    Projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme është miratuar ne votat e 66 deputetëve.

    Gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, krahas me deputetët e shumicës, kanë votuar për.

    Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi i projektligjit nuk është që të goditet ndonjë zyrtarë publikë, por vetëm pasuria e pajustifikueshme e cilido zyrtari.

    “Nuk është qëllimi që të goditet një zyrtar, por qëllimi është që të luftohet pasuria e pajustifikueshme e kujdo qoftë zyrtari”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark