PDK-ja e çon në Kushtetuese Projektligjin për Byronë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    PDK-ja e çon në Kushtetuese Projektligjin për Byronë

    Insajderi
    21 February 2023 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Projektligjin për Byronë Shtetërore.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetin e Qeverisjes së Mirë në PDK, Përparim Gruda.

    Afati prej tetë ditësh për ta kontestuar këtë Projektligj ka përfunduar të hënën.

    Pas kalimit të këtij afati, projektligji procedohet për shpallje tek presidentja e Kosovës brenda afatit prej tetë ditësh nga dita e marrjes së ligjit.

    Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark