PDK-ja në Gjilan refuzon ftesën e Hysenit për një takim për buxhetin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja në Gjilan refuzon ftesën e Hysenit për një takim për buxhetin

    Insajderi
    13 February 2025 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur dje një konferencë për media, ku ftoi publikisht kryetarët e dy partive opozitare, Lutfi Hazirin nga LDK-ja dhe Riad Rashitin nga PDK-ja, për një takim zyrtar lidhur me miratimin e buxhetit komunal për vitin 2025.

    Hyseni bëri të ditur se takimi ishte planifikuar të mbahej sot në orën 10:00.

    Por, Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan e ka refuzuar ftesën, duke e cilësuar atë si të vonuar dhe të panevojshme.

    “Partia Demokratike e Kosovës e konsideron tejet të vonuar ftesën zyrtare të kryetarit të komunës për t’u takuar me kryetarin e degës së PDK-së, Riad Rashiti, për të diskutuar seriozisht dhe profesionalisht lidhur me miratimin e buxhetit komunal për vitin 2025”, thekson PDK-ja.

    Sipas PDK-së, situata e krijuar është rezultat i mungesës së pjekurisë politike nga ana e kryetarit Hyseni, e cila, sipas tyre, ka çuar komunën në një gjendje kaosi në të gjitha aspektet dhe fushat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark