PDK-ja në Lipjan akuzon Imri Ahmetin për punësime partiake - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    PDK-ja në Lipjan akuzon Imri Ahmetin për punësime partiake

    Insajderi
    28 January 2023 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan ka akuzuar kryetarin e kësaj komune nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, për punësime bashkëshorteve të anëtarëve të saj duke kurdisur konkurset në sistemin arsimor.

    Sipas tyre Ahmeti ka shpërblyer drejtorët dhe kryetarët e nëndegëve të LDK-së me punësime të grave të disa prej tyre në arsim.

    “Keni zgjedhur kryetarin e nëndegës LDK-së dhe bashkëshortin e edukatores drejtor, duke shkelur udhëzimin administrativ, “Nr 151/ 2020, Për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucioneve publike”, ka shkelur Neni 2.pika 1.1. parimi i ligjshmërisë dhe depolitizimit dhe Nenin 5. Pika 1.7.7 ku citon, Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike”.

    “Avazi i kurdisjeve të konkurseve vazhdon pranimin e gruas së tij, edukatore, SH.S, e cila pranohet në konkursin nr.4-111-56892 të shpallur me dt. 18.10.2022, QEAP Çerdhja në Lipjan, e vendi i punës në Banullë”, thuhet në një kumtesë për media nga kjo degë.

    Mes tjerash, PDK-ja pretendon se prej kohësh i kanë bërë të ditura dyshimet për rastet e korrupsionit me ndarjen e subvencioneve, dhënien e tenderëve për ndriçim publik, asfaltim dhe ndërtim të parqeve, dhënien e lejeve për mbindërtime nga militantët partiakë, dhe konkurset e kurdisura në arsim e shëndetësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark