PDK-ja ofron transport falas për “festën e madhe” të Thaçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja ofron transport falas për “festën e madhe” të Thaçit

    Insajderi
    25 February 2016 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drenasi, që njihet si bastion i PDK-së, ka nisur tashmë kanë nisur përgatitjet për festë ende pa u zgjedhur Hashim Thaçi në postin e presidentit.

    Betim Berishës, kryetar i degës së PDK-së në këtë komunë, ka thënë se të premten me fillim nga ora 9:00, Drenasi do të festojë për liderin e tyre në sheshet e Prishtinës.

    ‘’Ata të cilën dëshirojnë me ardh në Prishtinë në mënyrë të organizuar dega do të mundësoj transport falas. Besoj që sheshi do të jetë i mbushur dhe shpresoj që procesi të shkoj mirë e pa incidente dhe ta festojmë në ora 12:00 zgjedhjen e presidentit të Kosovës’’, ka theksuar Berisha.

    Insajderi mëson se edhe shumë aktivistë të PDK-së së Gjilanit janë përgatitur për të festuar zgjedhjen e Thaçit si president. Madje janë rreth 1000 të tillë që pritet të vijnë nesër në Prishtinë për t’ju bashkuar ‘’festës së madhe’’.

    Një gjë të tillë nuk e ka pohuar e as mohuar kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Zenun Pajaziti.

    Ai për Insajderin ka thënë se dega nuk ka organizuar aktivistët që të vijnë në festë, mirëpo sipas tij organizimet janë individuale dhe nuk mund ti ndalojë askush.

    ‘’I kam takuar mbrëmë strukturat në Gjilan, por është kërkesë e vetë simpatizantëve të PDK-së me dal me festu. Na nuk kemi marrë ndonjë vendim me ju ndihmu në transport por i kemi lut me festu qet e pa incidente’’, ka thënë Pajaziti.

    Ndërkohë, liderët e partive opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovës, kanë paralajmëruar se edhe aktivistët e tyre do të dalin në sheshet e Prishtinës por për të kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit në postin e presidentit të Republikës.

    Protesta gjithë popullore e opozitës do të fillojë nga ora 10:00, një orë para fillimit të seancës në të cilën pritet të zgjidhet Hashim Thaçi president./Insajderi.com

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark