PDK: Jemi konfirmuar si forca e dytë, kemi marrë 200 mijë vota - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Jemi konfirmuar si forca e dytë, kemi marrë 200 mijë vota

    Insajderi
    10 February 2025 - 00:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e dyta në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, bazuar në të dhënat preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

    Deri tani, kur janë numëruar mbi 70% të votave, PDK ka marrë 22.68% të tyre.

    Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, në konferencën për media ka deklaruar se partia e tij është konfirmuar si forca e dytë më e votuar, me rreth 200 mijë vota.

    “Tash jemi para jush për të dhënë një mesazh të qartë dhe të plotë. PDK ka arritur një rezultat të madh. Ne jemi konfirmuar si forca e dytë në vend me 200 mijë vota. Ky është rezultati më i mirë në shumë vite dhe një dëshmi e qartë e besimit të qytetarëve në vizionin tonë për Kosovën. Falënderojmë qytetarët për votën për PDK-në dhe për kandidatin tonë, Bedri Hamzën. Ajo që kemi parë në këtë proces është shumë e qartë – shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie. Rezultati tregon se ata kërkojnë një qeveri të re, qytetarët tani me votën e tyre treguan se besojnë se Kosova mund të bëhet më mirë”.

    Stavileci shtoi se ditëve në vazhdim kryetari i partisë dhe kandidati për kryeministër do të njoftojnë për hapat e mëtutjeshëm.

    “Tash po hyjmë në një fazë të re, në ditët në vijim, me finalizimin e rezultateve, Kryetari Memli Krasniqi dhe kandidati ynë Bedri Hamza do të dalin me qëndrimin tonë zyrtar për hapat e ardhshëm”, u shpreh Stavileci para gazetarëve, raporton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark