
Partia Demokratike e Kosovës ka uruar kryetarin e saj të ri duke thënë se i ofron mbështetjen e plotë te të gjitha strukturave në përmbushjen e detyrave të tij sipas Statutit të PDK-së.
Përmes një komunikate për media, PDK ka thënë se PDK është krenare për kredibilitetin, legjitimitetin dhe frymën demokratike të procesit të zgjedhjes së kryetarit dhe të organeve te tjera të saj.
“PDK vlerëson se kalimi i një tranzicioni të qetë të ndryshimit të lidershipit, bazuar në frymën demokratike të konkurrencës, mundësive të barabarta dhe parimit të vetëkandidimit është një standard i ri i krijuar në sistemin politik dhe partiak në Kosovë,” thuhet në njoftimin për media të partisë më madhe në vend.
“PDK siguron të gjithë qytetarët e Republikës se edhe më tutje do të vazhdojë dhe do të intensifikoj aktivitetin e saj politik, me qëllim të jetësimit të vlerave të lartpërmendura, krijimit të vendeve të reja të punës si dhe krijimit të një ambienti social të barabartë dhe të sigurt për të gjithë pa dallim”.
PDK zgjodhi sot pa asnjë votë kundër Kadri Veseli si kryetar të partisë./Insajderi.com