PDK i jep mbështetje ish-shefit të saj për formimin e ushtrisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK i jep mbështetje ish-shefit të saj për formimin e ushtrisë

    Insajderi
    07 March 2017 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agim Çeku nga Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dhënë përgjigje të prerë nëse veprimi i presidentit për formimin e ushtrisë është bërë në koordinim me partnerët ndërkombëtar.

    Ai beson se edhe aleatët e këtij procesi do të kenë mirëkuptim për këto veprime, duke marrë parasysh nivelin e sigurisë në rajon.

    “PDK si partia më e madhe dhe si kontribuuesja më e madhe për shtetformim, i jep mbështetje të fuqishme nismën së presidentit për transformimin e FSK-së në ushtri”, ka thënë Çeku gjatë një konference për media.

    “PDK e vlerëson lart nismën, duke shtuar se kjo është bërë në përputhje me zotimet e tij si president”, ka shtuar ai.

    Çeku ka thënë se presidenti u është përgjigjur pritjeve të qytetarëve dhe të gjithë atyre që e kanë pritur, duke e vlerësuar drejt situatën e sigurisë në rajon.

    “Nisma e presidentit është përgjigjja më e mirë për Listën Serbe, e cila vazhdimisht e ka bllokuar këtë proces, duke dërguar mesazh se Kosova për çështjet e veta nuk e pyet askënd”, ka deklaruar Çeku.

    Me këtë veprim, sipas Çekut, po rrumbullakohet kontributi i UÇK-së, pastaj TMK-së dhe i FSK-së së vjetër për t’u ndërruar në një FSK të re.

    Ai ka shtuar se ky veprim nuk është i drejtuar kundër askujt, por është për të gjithë dhe në mbrojtje të të gjithëve, duke i kontribuar paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

    PDK sipas tij, do të angazhohet për një ligj për FSK-në që e bënë këtë ushtri me standarde të NATO-s, multietnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark