Kordinator i LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani në një intervistë për Gazetën Insajderi ka numëruar dështimet e Qeverisjës së Fadil Nurës të PDK-së në Skenderaj.
Mehani kishte ngritur shpesh herë zërin për shkeljet që po ndodhin në Skenderaj edhe në intervistë ai kritikon prijësit e Komunës se Skenderajt për nepotizëm, korrupsion dhe shkelje ligjore duke e cilësuar madje të sukseshëm këtë udhëheqje vetëm në nepotizëm.
LVV në Skenderaj në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar është tërhequr nga gara duke i dhënë mbështetje Bekim Jasharit.
Ndërsa para pak kohësh kjo parti ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët në pozicionet drejtuese ndërsa Mehani që ishte kordinator në Skenderaj deri me tani ka treguar se ndjen përgjegjësi sepse sipas tij përballë ka një Qeverisje korruptive.
Intervista e plotë:
Gazeta Insajderi: Si qëndron Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj dhe a mendoni se është forcuar pozicioni i kësaj partie në krahasim me zgjedhjet e kaluara në këtë komunë?
Në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi tërhequr nga gara për kryetar të komunës duke i dhënë mbështetje Bekim Jasharit. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit Lëvizja VETËVENDOSJE në Skënderaj është trefishuar në rezultat. Pra, jemi trefishuar dhe qëndrojmë mirë. Rezultati i zgjedhjve lokale nuk mund të kalkulohet sepse nuk ishim në garë për kryetar.
Gazeta Insajderi: Cili është aktiviteti juaj a mund të na listoni disa nga pikat kryesore ku jeni të fokusuar?
LVV gjatë muajve që lam pas kishte zgjedhjet e brendshme dhe në Skënderaj unë kisha rolin e koordinatorit. Pra, viti 2022 ishte vit i zgjedhjeve në Lëvizje dhe unë përveç rolit opozitar në kuvend komunal kisha rolin e koordinatorit të Lëvizjes në Skënderaj, ku gjatë këtij procesi të zgjedhjve të brendeshme jemi dyfishuar për nga numri i pikave. Kjo falë punës së palodhshme të aktivistëve të qendrës sonë.
Gazeta Insajderi: Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për pozicionet drejtuese a do të kandidoni ju në Skenderaj?
Ne në Lëvizje pikë së pari jemi aktivistë. Pozitat nuk i shohim në funksion të egove individuale, por në funksion të më të mirës për qytetarët në fillim e pastaj Lëvizjes. Nëse aktivistët, anëtarët dhe përkrahsit e Lëvizjes e mendojnë që unë duhet të vazhdojë edhe për një mandate, unë do të jem aty. Unë do të jem gjithsesi në Lëvizje pavarësisht pozitës që do të kem. Tek ne pozitat konsiderohen përgjegjësi dhe jo privilegje. Unë nuk ju iku përgjegjësive, por nuk është aspak privilegj të kesh përballë qeverisjen e padijëshme dhe korruptive të Sami Lushtakut.
Gazeta Insajderi: Si e vlerësoni Qeverisjen e Fadil Nurës dhe cilat mendoni se janë disa nga dështimet e këtij pushteti në Skenderaj?
Po mendon qeverisjen e Sami Lushtakut. Sepse Fadil Nura nuk kishte dashur të kandidonte për kryetar të Skënderjat ngase ishte rahat në pozitën e deputetit. Atë e detyruan të kandidoi pikërisht sepse nuk kishte kurriz t’i bënte ballë presionit të Sami Lushtakut. Fatkeqësisht PDK në Skenderaj anëtarët e saj sa më pakurrizor të jenë aq më lart i çon. Ndërsa për ata që kanë kurriz nuk ka vend fare.
Qeverisja e Fadil Nurës është qeverisje në hall se cilin Lushtak nga familja e ngushtë e Samiut duhet ta dëgjojë. Pra, e vlerësoj qeverisje të pakurrizorëve. Ky pushtet është i dështuar në çdo segment, përveç punësimeve nepotiste.
Ky pushtet prej që ka ardhur në qeverisje nuk bën gjë tjetër përveçse viktimizohet, duke tenuar që paaftësinë e tyre ta mbulojnë duke drejtuar gishtin herë te Bekim Jashari e herë te Albin Kurti.
Gazeta Insajderi: Duke e ditur se vazhdimisht ka pasur ankesa dhe raportime nga qytetarët e Skenderaj për konkurse, si e shihni ju në përgjithësi punësimet dhe a mendoni se është i pranishëm nepotizmi?
Këtu nepotizmi bëhet ashiqare dhe askush nuk befasohet sepse askush nuk ka pritur diçka ndryshe prej këtyre që janë në pushtet. Më vjen mire që ka qytetarë që kanë filluar të shqetsohen për këtë dukuri dhe shpresoj që shumë edhe Skënderaj t’i bashkohet qyteteve ku ka rrotacione politike. Të qeveristur nga një parti gjatë e sidomos nga PDK sjell degradim të demokracisë, nepotizëm e çka jo tjetër.
Gazeta Insajderi: A mund t’i përmendeni disa nga shkeljet me të mëdha që sipas jush i ka bërë komuna e Skenderajt?
Janë shumë: duke filluar prej përjashtimit të opozitës nga komisionet e deri te mashtrimet siç ishte rasti i fundit me deponinë për mbetje inerte në Çirez. PDK kishte luftuar shumë për ta larguar atë deponi nga Delli në Çirez sa ishte Bekim Jashari në qeverisje. Me të ardhur në pushtet këta shkuan dhe i mashtraun banorët se gjoja se po e largojnë atë deponi, por fshehurazi e kishin caktuar të njëjtën deponi në të njëjtin vend. Shkelje ma të madhe se kjo nuk di që mund të ketë.
E di që pyetja juaj ka të bëjë me shklejt ligjore të kësaj qeverisje. Në fillim të mandatit Fadil Nura krenohej se gjithë ato vite sa kishte qeverisur kurrë nuk i ishte kthyer asnjë vendim i jashtëligjshëm. Ndërkaq vetëm gjatë këtyre muajve ka pasur një dyzinë të vendime të paligjshme që i ka këthyer MAPL.
Gazeta Insajderi: Në seancën e Komunës ju keni ngritur dyshime mbi pasurinë e Fadil Nurës gjithashtu keni përmendur edhe banesën e blerë nga kryetari nga kompania që u ishte kompenzuar parcela me atë të komunës, a mendoni se ka pasur konflikt interesi?
Unë vetëm kam lexuar deklarimin e pasurisë që kishte bërë zoti Nura në antikorrupcion. Aty thuhej se zoti Nura në vitin 2018 ka blerë banesë 52 mijë euro, në vitin 2021 ka blerë veturë 11 e 700 euro, në vitin 2022 ka blerë banesë 58 mijë euro, në bankë kishte 6 e 100 euro, nërkohë që pagën e ka pak më shumë se 1.000 euro. Ndërsa kuvendit komunal i propozonte ndërrimin e pronës komunale me pronën private të vëllait prej te cilit e kishte blerë banesën në vitin 2022.
Imagjioni se ju jeni duke e lexuar deklaratën e pasurisë së zoitit Nura dhe i hasni këto fakte: çfarë mendoni ju, a ka konflikt inetresi?
Gazeta Insajderi: Po ashtu Komuna e Skenderaj është larguar nga grandi për përformancë, si e shihni ju këtë?
Zoti Nura na e ka treguar në kuvend komunal arsyen e largimit nga grandi i përformancës. “Jemi largaur sepse nuk kemi shanca” i thoshte zoti Nura një këshilltari komunal për arsyen e largimit. Komuna jonë vërtet që nuk kishte shanca, por nëse do të rrinte në garë, të pakten do të rrinte sadopak në binarët e një qeverisje normale. Duke u largaur nga kjo garë si komuna e vetme, kjo qeverisje shkon në theqafje.
Gazeta Insajderi: Për fund a keni ju të shtoni diçka që mendoni që është e rëndësishme për publikun?
Qytetarëve të Skënderajt PDK në vazhdimësi ua ka marrë votën me premitme për punësime dhe pas zgjedhjeve kanë punësuar klikën e tyre.
Ua kanë marrë votën në emër të UÇK-së dhe pas zgjedhjve kanë shtuar milionat e tyre.
Në zgjedhjet e fundit qytetarëve të Skënderajt ua kanë marrë votën në emër të UÇK-së, atyre djemve në Hagë, e të tilla moto dhe për kryetar kanë vënë Fadil Nurën. Dhe, kujtojeni deklarimin e pasurisë së tij në antikorrupsion.