PDK kërkon anulimin e mbledhjes urgjente të thirrur nga Shpend Ahmeti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK kërkon anulimin e mbledhjes urgjente të thirrur nga Shpend Ahmeti

    Insajderi
    18 April 2016 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kjo është bërë për arsye se sipas PDK-së, mbledhjet urgjente thirren vetëm në raste të fatkeqësive natyrore dhe rrethanave tjera urgjente, gjë që nuk ekziston asnjë arsye e tillë në këtë rast.

    “Kjo kërkesë është e bazuar në nenin 7 pika 2 të Udhëzimit Administrativ 02/2015 në të cilin specifikohen arsyet se kur mund të thirret një mbledhje urgjente e Kuvendit Komunal ‘Mbledhjet urgjente të kuvendit të komunës mund të thirren në rast të fatkeqësive natyrore dhe rrethanave tjera urgjente në komunë”  dhe kjo mbledhje urgjente nuk përmbanë asnjë element të tillë’”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

    Në reagim, dega e PDK-së në Prishtinë shpreh shqetësim për, siç thonë ata, shkeljet e vazhdueshme që po bën Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.

    PDK dega në Prishtinë është thellësisht e shqetësuar me shkeljet e vazhdueshme ligjore që Komuna e Prishtinës dhe Kryetari i saj i bëjnë me vetëdije të plotë”, thuhet në reagimin e PDK-së.

    Ata thonë se më veprimet e tij, Shpend Ahmeti po krijon precedent të papëlqyeshëm edhe tek Komunat tjera në Kosovë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark