PDK kërkon auditim të jashtëzakonshëm dhe pezullim të vendimit të ZRRE-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK kërkon auditim të jashtëzakonshëm dhe pezullim të vendimit të ZRRE-së

    Insajderi
    28 May 2025 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit të ZRRE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike më 1 qershor, sepse kjo gjendje do të përkeqësojë edhe më shumë situatën ekonomike.

    Tahiri, në një konferencë për media theksoi se shifrat alarmante të çmimit të energjisë deri tani, janë rezultat i ankandeve të kurdisura dhe përfitimeve marramendëse për kompanitë e lidhura me Qeverinë Kurti.

    “Partia Demokratike e Kosovës kërkon auditim të jashtëzakonshëm nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe auditorë të pavarur për ankandet, përfituesit dhe shumat e shpenzuara, pezullim të menjëhershëm të vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë; si dhe hetim të thelluar nga Prokuroria Speciale për të gjitha zyrtarët dhe aktorët e përfshirë në këtë skandal”, shtoi Tahiri.

    Ai tha se pas tre vitesh bllokim nga shumica parlamentare për të mos lejuar hetimin e sektorit të energjisë, qytetarët e Kosovës kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për keqpërdorimet që rëndojnë jetën dhe ekonominë e tyre.

    “Publikimi i raporteve zyrtare mbi shitblerjen e energjisë elektrike gjatë vitit të kaluar ka konfirmuar denoncimet e vazhdueshme të Partisë Demokratike të Kosovës për abuzimet në sektorin e energjisë. Vetëm brenda një dite, çmimi i transmetimit të energjisë u rrit nga 2 në 798 euro për MWh, duke i shkaktuar buxhetit një dëm prej mbi 1 milion euro në vetëm 6 orë”, tha Tahiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark