×
  • Lajme
  • Insajderi

    PDK kërkon dorëheqjen e ministres Bajrami pas vjedhjes në Thesarin e Shtetit

    Insajderi
    21 October 2020 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës, thotë se me shqetësim ka marrë lajmin për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

    Sipas saj situata është edhe më e rëndë “kur në këtë fazë tejet të ndjeshme janë bërë shkarkime në tri institucione që luftojnë krimin dhe mbikëqyrin sektorin financiar të shtetit”.

    Para disa ditësh, Kryeministri Hoti kishte shkarkuar drejtorin e Policisë, drejtorin e ATK-së dhe drejtorin e Doganës.

    “Nuk vonoi shumë ku edhe Qeveria Hoti pa ndonjë paralajmërim ka shuar task-forcën për luftimin e krimeve të natyrës që sot po shohim në Thesarin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

    PDK kërkon përgjegjësi të plotë institucionale dhe politike nga Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami si dhe kryeministri Avdullah Hoti për këtë “krim ekonomik qeveritar”.

    “Për t’i dhënë hapësirë hetimeve të pavarura, e për t’ju shmangur ndërhyrjes politike, PDK kërkon dorëheqjen e Ministres Bajrami dhe fton organet e drejtësisë që të hetojnë çdo individ që është përfshirë në këtë krim qeveritar”.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark