×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    PDK kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu: Ngjarje e dyshimtë

    Insajderi
    08 December 2022 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Adri Nurellari, ka reaguar pas deklaratës së Ministrës së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë

    Nurellari ka thënë se Instituti për Mjekësi Ligjore është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe kjo do të thotë se Haxhiu do të duhej të jepte dorëheqje për këtë ngjarje të rëndë dhe të dyshimtë.

    Më tej, ai ka thënë se me standartet amatrore të qeverisë Kurti, Haxhiu me siguri se do të dalë përsëri në protesta para institucionit që drejton.

    Postimin e plotë i Nurellarit:

    “Instituti për Mjekësi Ligjore është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, që do të thotë se në një qeveri normale me politikanë të përgjegjshëm Haxhiu do duhej të jepte dorëheqje për këtë ngjarje të rëndë e të dyshimtë. Mirëpo me standardet amatore e qeverisë Kurti me siguri ministrja Haxhiu do dalë përsëri në demostratë para institucionit që drejton”, ka shkruar Nurellari në llogarinë e tij në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark