
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar para Kuvendit lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu nga Lipjani, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së pesë zyrtarëve policorë.
Gruda shprehu ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe e cilësoi rastin si një ngjarje tragjike që ka tronditur opinionin publik. Ai i bëri thirrje institucioneve që të marrin përgjegjësi dhe kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Ne kërkojmë përgjegjësi për këtë ngjarje tragjike që na tronditi të gjithëve. Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, si aktor i papërgjegjshëm politik dhe ligjor,” deklaroi Gruda përcjell Insajderi.