×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK kërkon përgjigjen e Ministrisë së Liburn Aliut për tjetërsimin e pronës komunale te Stacioni i Autobusëve, ajo ende hesht

    Insajderi
    26 June 2024 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i asamblistëve të PDK-së në komunën e Prishtinës, Leotrim Retkoceri, ka njoftuar se ka qenë dita e fundit që MAPL do të duhej t’iu kthente përgjigje lidhur me ligjshmërinë e Planit Rregullues që tjetërsoi mbi 15 hektarë të pronës komunale në tokë për ndërtim në Prishtinë.

    “Sot ka qenë dita e fundit ku Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të duhej të kthente përgjigje për ligjshmërinë e Planit Rregullues që tjetërsoi mbi 15 hektarë të pronës komunale në tokë për ndertim në Prishtinë. Meqe ende nuk kemi pranuar përgjigje zyrtare, si grup i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prishtinë i derguam pyetje ministrisë për të na treguar për ligjshmerine e vendimit të Kuvendit Komunal”, ka shkruar Retkoceri.

    Tutje Retkoceri ka shkruar se do të kërkojnë llogari nga të gjitha instutucionet deri në fund për vendimin që tjetërsoi pronën komunale te Stacioni i Autobuseve.

    “Shpresojmë që të marrim përgjigjen sa me shpejtë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për shqyrtimin e ligjshmerisë ashtu siç e përcakton edhe Ligji. Ne do të kërkojmë llogari nga të gjitha instutucionet deri në fund për vendimin që tjetersoi pronën komunale te Stacioni i Autobuseve, ku nga zona për shërbime publike 15 hektarë tokë i ktheu për ndërtime të larta për ndërtues privat”, ka thënë Retkoceri./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark