Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Në seancën e Kuvendit, Tahiri ka kritikuar qeverinë Kurti pse e mbanë në pozitë një ministre të dënuar.
Ai ka thënë se deputetët duhet t’i bëjnë presion kryeministrit që të njëjtën, ta shkarkojë nga detyra.
“Qeveria Kurti mban ministër që është i dënuar për mosdeklarim të pasurisë. Ju kërkojë që të bëni presion që kjo ministre të shkarkohet pasi është ofendim për qytetarët e Kosovës”. /Insajderi