
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, këtë javë do të vizitojnë Kosovën dhe në Serbinë.
Insajderi zyrtarisht meson se emisari amerikan, Gabriel Escobar do ta takoj për drekë pune kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderin, Valmir Klaiqi, drejtor i komunikimint në Partinë Demokratike.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të ketë të martën darkë pune me Emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar”, konfirmoi për Insajderin, Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.
Këto takime kanë për qëllim që t’i bindin palët për arritjen e një marrëveshje për tejkalimin e tensioneve në veri të Kosovës si dhe për çështjen e targave të veturave dhe dokumentet serbe.
Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që është mbajtur më 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur marrëveshje për këto çështje.