Anëtari i Kryesisë së PDK-së, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica ka njoftuar, se degës së PDK-së në Ferizaj i janë bashkuar një pjesë e drejtuesve të VV-së në këtë qytet.
Pjesë e këtyre aderimeve, sipas Reçicës është ish kandidati për kryetar të kësaj komune nga Vetëvendosje, Xhabir Morina dhe kandidatja për deputete, Lumnie Morina.
“Organet e degës, përkatësisht Këshilli i Degës dhe Kryesia e Degës së PDK-së në Ferizaj, kanë marr një vendim që të pranojnë në strukturat e saj, një pjesë të madhe të anëtarëve të strukturave të larta të LVV-së në Ferizaj, të prirë nga ish kandidati për kryetar të LVV-së në Ferizaj z. Xhabir Morina dhe kandidaten e VV-së për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, znj Lumnie Morina me bashkëpunëtorë të tyre”, ka shkruar Reçica në llogarinë e tij në Facebook.
PDK-së në komunën e Ferizajt edhe ditë më ju kishin bashkangjitur edhe disa ish drejtuesve të partisë Nisma për Kosovën në Ferizaj./Insajderi.com