PDK-LDK: Shpend Ahmeti nuk është dashur të shkoi në Francë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-LDK: Shpend Ahmeti nuk është dashur të shkoi në Francë

    Insajderi
    16 June 2016 - 08:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asamblisti i LDK-së në Prishtinë, Flamur Shala, ka thënë për “Zërin” se një kryetar me zero projekte të realizuara në Prishtinë, siç thotë ai, do të ishte mirë që t’i kthehet punës seriozisht.

    “Shpend Ahmeti ka zero projekte të realizuara në programe të planifikuara. Vitin e kaluar vetëm 39 për qind janë realizuar investimet kapitale. Prandaj, është mirë të merret seriozisht me punët që i takojnë”, ka thënë Shala.

    Edhe Lirak Çelaj, kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së në Prishtinë, ka thënë për Zërin se nuk është hera e parë që Shpend Ahmeti tregohet i papërgjegjshëm karshi qytetarëve, duke lënë qytetin dhe merret, siç thotë ai, me punë të tjera.

    “Në këtë periudhë që ka punë në kryeqytet, Shpend Ahmeti nuk është dashur për disa ditë të jetë në Francë. Kjo nuk është hera e parë që ai e lë kryeqytetin dhe merret me punë të tjera”, thotë Çelaj.

    Në anën tjetër zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi, ka thënë për “Zërin” se kryetari i Komunës që nga e shtuna është në Francë. Sipas tij, edhe kur mungon Ahmeti ka resurse të mjaftueshme njerëzore për ta zëvendësuar atë, përkatësisht kur mungon kryetari zëvendësohet nga nënkryetari, Dardan Sejdiu.

    “Kryetari është në Francë që nga dita e shtunë, që i bie 3 ditë që nuk është këtu. E dyta, kryetari i Komunës është pozicion politik dhe së këndejmi nuk i nënshtrohet rregullave që u nënshtrohen shërbyesit civilë. Kryetari ka ndërtuar resurse të mjaftueshme në kabinet për të funksionuar puna edhe kur ai mungon. Pra, nënkryetari e zëvendëson kryetarin kur ai nuk është këtu. Dhe e fundit, udhëtimi është privat me shpenzime private dhe është periudhë e rregullt pushimi, të cilën kryetari e shfrytëzon çdo vit”, ka thënë Vraniqi.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark