×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK me akuza ndaj Alban Hysenit, i dha pagë 690 euro militantit të VV-së me shkollë të mesme

    Insajderi
    30 September 2024 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dega e PDK’së në Gjilan ka akuzuar kryetarin Alban Hyseni se po e paguan një militant të Vetëvendosjes me shkollë të mesme, me 690 euro pagë mujore.

    Sipas tyre, kryetari ka abuzuar me buxhetin komunal duke punësuar 86 zyrtarë me kontrata në vepër, gjë që është e ndaluar me ligj.

    PDK ka listuar edhe klasifikimet që sipas tyre i bën kryetari për punësimin e militantëve të partisë:

    – Zyrtarët që janë puro me VV, kryetari i Gjilanit ju ka bërë kontratën në vepër me pagë mujore prej 690 deri 830 euro.

    – Zyrtarët e punësuar që janë “medium light” me VV, me pagë mujore prej 500-600.

    – Ndërsa zyrtarët e punësuar që nuk janë në VV (nga partitë e vogla si AKR, KDTP), i ka bërë kontrata me pagë mujore prej 350 deri 407 euro.

    Reagimi i plotë:

    Edhe kjo ndodhë në komunën e Gjilanit, militanti i VV-së me shkollë të mesme paguhet 690 euro, ai i AKR-së me fakultet paguhet 350 euro

    Pas qasjes së siguruar në dokumente zyrtare, PDK ka vërtetuar se kryetari i Gjilanit ka abuzuar rëndë me buxhetin e komunës, duke punësuar 86 zyrtarë me kontrata në vepër, gjë që është e ndaluar me ligj.

    Vetëm në zyren e tij kryetari ka punësuar kundërligjshëm 22 persona, që paguhen deri në 830 euro për një muaj. Të gjitha këto punësime janë bërë pa kurfarë kriteri dhe pa kurfarë konkursi.

    – Zyrtarët që janë puro me VV, kryetari i Gjilanit ju ka bërë kontratën në vepër me pagë mujore prej 690 deri 830 euro.

    – Zyrtarët e punësuar që janë “medium light” me VV, me pagë mujore prej 500-600.

    – Ndërsa zyrtarët e punësuar që nuk janë në VV (nga partitë e vogla si AKR, KDTP), i ka bërë kontrata me pagë mujore prej 350 deri 407 euro.

    Kualifikimi dhe përgaditja profesionale fare nuk ka qenë kriter për kontratat e punës dhe nivelin e pagave. Përveq ngjyrës së organizatës VV, sa ma i kuq të jesh, aq më e lartë të bëhet paga, sa më shumë që bënë sharje publike për opozitën, aq më shumë e mbushë xhepin.

    Këto shkelje të rënda ligjore janë bërë në vazhdimësi nga ana e kryetarit të Gjilanit, duke blerë heshtjen e menaxherit të zyres së personelit, të cilit ia ka punësuar djalin e tij përmes kësaj forme të kontratave në vepër. Kryetari i Gjilanit ka blerë heshtjen e të gjithë udhëheqësve të sektorëve në komunë, për më keq janë zhytur në këtë shkelje ligjore.

    Janë mbi 1.4 milion euro buxhet i shpenzuar për punësime me kontrata të jashtëligjshme, krejtë dhe drejtë për familjarët e atyre që sot po udhëheqin me komunën. Vetëm për dy fotografistët e tij, kryetari i Gjilanit i paguan 1,380.00 euro në muaj apo 16,560.00 euro brenda vitit.

    Pas nisjes së hetimeve dhe procesit gjygjësor, kryetari i komunës të premten ka marr vendim për anulimin e 86 kontratave në vepër. Mbetet të shihet nëse institucionet e hetuesisë dhe Gjykata Themelore do të heshtin me ndonjë kosto ekonomike-politike, apo do të kërkojnë llogari nga kryetari i komunës së Gjilanit.

    Kur abuzon me buxhetin e shtetit dhe të komunës, nuk mund të heshtësh dhe t’a mbylllësh rastin me një kërkim falje, por duhet dhënë llogari para ligjit.

    Partia Demokratike e Kosovës – Dega Gjilan

    Zyra për Informim

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark