PDK me kritika të ashpra ndaj pushtetit në Lipjan: Shala është neglizhuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK me kritika të ashpra ndaj pushtetit në Lipjan: Shala është neglizhuar

    Insajderi
    19 August 2025 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës në Lipjan ka reaguar ashpër ndaj pushtetit lokal të udhëhequr nga Imri Ahmeti i LDK-së, duke e akuzuar për neglizhencë të qëllimshme ndaj fshatit Shalë.

    “Shalë nuk është harruar, por është neglizhuar me vetëdije. Ky është një realitet i hidhur që nuk mund të anashkalohet. Fshati Shalë, një prej vendbanimeve me potencialin më të madh zhvillimor në Komunën e Lipjanit, për vite të tëra është lënë pas dore nga pushteti lokal, duke u përballur sot me probleme serioze, për të cilat nuk është ofruar asnjë zgjidhje”, thuhet në reagimin e PDK-së.

    Në reagim janë përmendur edhe një sërë mungesash e problemesh infrastrukturore e shëndetësore, si: QKMF që nuk ofron shërbim 24 orësh, pavarësisht nevojave të përditshme për emergjenca, mungesa e një autoambulance, e cila, sipas PDK-së, rrezikon drejtpërdrejt jetën e banorëve.

    Janë përmendur problemet me ujërat e zeza dhe mungesën e ujit të pijshëm, rrugët pa ndriçim publik dhe trotuare.

    Për më tepër ndiqni videon:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark