Partia Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i PDK’së, Faton Abdullahu, i ka i cili tha se PDK’në do të përfaqësojë nënkryetarja Vlora Çitaku.
Abdullahu tha se Çitaku do të shpalos qëndrimin e kësaj partie lidhur me shtyrjen apo jo të zgjedhjeve.
“Nënkryetarja Çitaku e përfaqëson PDK në takim. Qëndrimet tona do t’i shprehim aty. Na intereson qëndrimi i qeverisë për situatën dhe aftësia e tyre për garantim të kushteve për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve”, ka deklaruar Avdullahu për Insajderin.
Pjesmarrëse do të jetë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Insajderi ka kontaktuar me anëtarin e kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri në lidhje me këtë takim dhe i njëjti ka konfirmuar se LDK do të shkojë.
“Po, do të ketë përfaqësues të LDK-së në takimin e sotshëm”, tha shkurt Tahiri për Insajderin.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Insajderi.
Kjëtë informacion për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK’së, Kushtrim Xhemaili.
Presidenca e ka konfirmuar sot se presidentja Vjosa Osmani do të presë në takim partitë politike për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në: Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Takimi do të mbahet nga ora 14:30, derisa mediave do t’u lejohet të marrin pamje në fillim të takimit.