Partia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas, ka reagon për siç kanë thënë thyerjen e heshtjes zgjedhore nga ana e Radio Televizionit të Kosovës, me rastin e ritransmetimit të debatit të zhvilluar nga kandidatët për kryetar të Drenasit.
Në këtë reagim thuhet se ritransmetimi i debatit në ditën e heshtjes zgjedhore, është shkelje e rëndë e heshtjes zgjedhore, ligjit për zgjedhje lokale, kodit etik dhe kodit zgjedhor.
“PDK i bën thirrje televizionit publik që mos të bie nën ndikimin e subjekteve politike që kanë për qëllim manipulimin e publikut përmes mediave, ndërsa fton që edhe subjektet politike por edhe mediat të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe kodin zgjedhor”, thuhet në reagim. /Insajderi.com