PDK: Ne jemi të sigurt që vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë sesa çfarë pasqyrojnë rezultatet preliminare të exit polleve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Ne jemi të sigurt që vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë sesa çfarë pasqyrojnë rezultatet preliminare të exit polleve

    Insajderi
    09 February 2025 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    PDK ka reaguar pas publikimit të rezultateve të Exit Polleve.

    Blerand Stavilecin zëdhënës për media në konferencën për media tha se qytetarët kanë votuar për Ma Mirë.

    “Kjo është një fitore për vendin tonë dhe për të ardhmen që të gjithë bashkë po ndërtojmë!   Kjo ishte një fushatë që frymëzoi dhe bashkoi njerëzit rreth vlerave të zhvillimit, përgjegjësisë dhe progresit.   Një falënderim i përzemërt shkon për çdo votues, aktivist, mbështetës, komisioner dhe vëzhgues të PDK-së, të cilët punuan me përkushtim të madh. Falë jush, kjo fushatë ishte një histori suksesi. Puna juaj nuk ka përfunduar ende – mbrojtja e secilës votë është prioriteti ynë i përbashkët! Ne jemi të sigurt që vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë sesa çfarë pasqyrojnë rezultatet preliminare të exit polleve. Prandaj, mbetemi të kujdesshëm dhe të përkushtuar që çdo votë të numërohet me korrektësi dhe transparencë.   Siç kemi thënë nga fillimi, ne respektojmë procesin dhe do të presim përfundimin e numërimit zyrtar para se të dalim me qëndrime të tjera politike.”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark