PDK: NISMA po manipulon dhe po shpifë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: NISMA po manipulon dhe po shpifë

    Insajderi
    04 December 2016 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës ka përgënjeshtruar Nismën e cila e ka akuzuar këtë parti  për presion ndaj votuesve në Drenas.

    Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të PDK-së në Drenas, Betim Berisha, ka deklaruar se Nisma po përpiqet të zbehë kredibilitetin e zgjedhjeve në Drenas duke shpifë dhe shpërndarë akuza të pabaza në adresë të PDK-së.

    “Deputetja e nderuar e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Berisha Shala e ka vendvotimin në shkollën fillore në Negroc dhe ajo menjëherë pas përfundimit të votimit është larguar nga vendvotimi. Andaj, shpifjet e subjektit Nisma ndaj zyrtarëve të lartë të PDK-së janë tendencioze dhe përpjekje për zbehjen e kredibilitetit zgjedhor”, ka thënë Berisha.

    Berisha ka ftuar të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor që të ruajnë qetësinë dhe mos të përpiqen që përmes spekulimeve dhe shpifjeve të prishin imazhin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike në Komunën e Drenasit, njofton Klan Kosova.

    Zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha gjithashtu u ka bërë thirrje mediave që të ruajnë objektivitetin dhe të raportojnë në mënyrë profesionale dhe pa ndikim nga subjektet politike.

    Kjo parti njëherit ka ftuar të gjithë qytetarët që ende nuk e kanë kryer procesin e votimit, që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë në numër sa më të madh. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark