PDK: Nxënësit e “Mihal Grameno” që 14 ditë nuk kanë mbajtur mësim online - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Nxënësit e “Mihal Grameno” që 14 ditë nuk kanë mbajtur mësim online

    Insajderi
    19 November 2020 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Fushë Kosovë është duke kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Arsimit në këtë komunë, Islam Shabanit.

    Kjo për shkak që sipas tyre 3400 nxënës të shkollës “Mihal Grameno” në këtë komunë nuk e kanë zhvilluar mësimin online tash e dy javë.

    “Tash e katërmbëdhjetë ditë nuk është zhvilluar mësimi online në SHFMU “Mihal Grameno” të Fushë Kosovës. Që nga mbyllja e saj për shkak të koronavirusit nuk është mbajtur asnjë orë me platformën zoom, geogle etj. ashtu siç edhe parashihet me planin e Ministrisë së Arsimit. Janë humbur plot 5200 orë mësimore gjatë kësaj periudhe”, është thënë në reagimin e tyre.

    Sipas tyre e gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e neglizhencës dhe papërgjegjësisë së DKA-së në Fushë Kosovë.

    “Është e papranueshme që rreth 3400 nxënës të mbesin pa mësim, shkaku i neglizhencës dhe i papërgjegjësisë së DKA-së në Fushë Kosovë, e cila nuk është në gjendje ta menaxhojë arsimin as në kushte normale. Nxënësve u është thënë vetëm ta përcjellin nga televizonet mësimin, por nuk ka pasur asnjë mbikëqyrje apo angazhim të mësimdhënësve në këtë proces. DKA ka dështuar në përmbushjen e detyrave të saj, andaj drejtori i arsimit në Fushë Kosovë, Islam Shabani, duhet të japë dorëheqje. Ndërkaq, kërkojmë që sa më shpejt të fillojë mbajtja e mësimit online për nxënësit e “Mihal Gramenos””, është thënë tutrje në reagim.

    Kujtojmë që momentalisht në nivel vendi, 38 shkolla vazhdojnë të jenë të mbyllura si pasojë e infektimit të nxënësve dhe mësimdhënësve me Covid-19. /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark