PDK prezanton kandidatin e tyre për kryetar të Deçanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK prezanton kandidatin e tyre për kryetar të Deçanit

    Insajderi
    02 September 2025 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ish-kandidatin për Kryetar të Deçanit, Korab Mushkolaj, si dhe kandidatin e ri të PDK-së për këtë komunë, Jetmir Prekalla.

    PDK ka zgjedhur kandidatin e ri për kryetar të Deçanit, Jetmir Prekallën.

    Siç e përshkruan PDK, Prekalla ka përfunduar studimet master i shkencave në Inxhinieri Agroushqimore dhe Teknologji Agroushqimore, ndërsa aktualisht është asistent profesor në Universitetin “Haxhi Zeka” dhe në proces të realizimit të doktoraturës së tij.

    “Kryetari Krasniqi i dha mbështetjen e plotë z. Prekalla, duke theksuar se Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë fuqishëm përkrah tij dhe ekipit të PDK-së në Deçan, me synimin për të ofruar qeverisje lokale me përgjegjësi, zhvillim dhe vizion të qartë për të ardhmen e qytetarëve të kësaj komune”, thuhet në njoftimin e PDK’së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark